S’ka Produkte Në Shportë.
1. ZBATIMI I KUSHTEVE TË PËRGJITHSHME
1.1 Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Kushtet e Përgjithshme”) rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë DIMO Sh.p.k., e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me numër unik identifikimi (NIPT) J81413007O me seli në adresat: Blv. “Zhan D’Ark”, Tirane, zona ish Bllok-ut, Rr. “Vaso Pasha”, Tirane si dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit www.dimo.al
1.2 Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.dimo.al ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme.
1.3 Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të DIMO Shpk, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqanet Dimo Center.
1.4 DIMO Sh.p.k rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë Kushtet e Pergjithshme në çdo moment. Kushtet e Pergjithshme të ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e internetit të DIMO Shpk. Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për porosi të kryera para datës së publikimit.
1.5 Për produkte të veçanta, DIMO Shpk mund të parashikojë kushte të veçanta, të cilat do të zbatohen përveç këtyre Kushteve të Përgjithshme. Kushtet e veçanta do të përcaktohen dhe publikohen me ofrimin e produkteve përkatës.
1.6 DIMO Shpk nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
1.7 DIMO Shpk mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
1.8 DIMO Shpk mund të përfundojë ofrimin e blerjeve në rrugë elektronike ose aksesin tuaj në faqen e saj, për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj, ose për çfarëdo arsye.
2. PRODUKTET
2.1 Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit www.dimo.al . Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit www.dimo.al është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë.
2.2 DIMO Shpk nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë në gjendjen e ditës së mëparshme të punës. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, DIMO Shpk merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.
2.3 DIMO Shpk ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.
3. KRYERJA E POROSISË
3.1 Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.
3.2 Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përfshin edhe koston e dorëzimit të produktit(sipas kushteve te sqaruara ne faqen www.dimo.al)
3.3 Për kryerjen e porosisë, Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
3.4 Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të DIMO Shpk, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij.
3.5 Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Klienti.
3.6 Për çdo vizitë në faqen e internetit, Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
3.7 Informacionet e regjistruara nga sistemi i DIMO Shpk shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet DIMO Shpk dhe Klientëve.
3.8 DIMO Shpk nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të DIMO Shpk, të tilla si ngjarje të forcës madhore.
4. ÇMIMI
4.1 Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të DIMO Shpk janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
4.2 Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, DIMO Shpk do t’ia njoftojë gabimin Klientit dhe do të anullojë porosinë e produktit apo produkteve përkatëse.
4.3 DIMO Shpk ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë.
4.4 Për çdo dërgesë krijohet fatura përkatëse e cila shërben, në rast se aplikohet, si garanci blerje dhe mund të printohet nga Klienti nga faqja e internetit e DIMO Shpk.
5. KOSTOT E DËRGIMIT
5.1 Këto dispozita zbatohen vetëm në rast se Klienti zgjedh dërgimin e produkteve të blera në rrugë elektronike në adresën e Klientit.
5.2 Kostot e dërgimit përfshijnë kostot e trajtimit të porosisë dhe kostot e transportit.
5.3 Kostot e dërgimit të produkteve përcaktohen gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të DIMO Shpk.
5.4 Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostove të dërgesës (trajtimit dhe transportit) të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.
6. KONFIRMIMI I POROSISË
6.1 Pas kryerjes së porosisë, DIMO Shpk i konfirmon klientit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë. Klienti do të marrë një email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
6.2 Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga DIMO Shpk. Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Klientit.
6.3 Për porosi të veçanta, DIMO Shpk ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga Klienti. Në këtë rast, Klienti njoftohet nëpërmjet një email-i për dokumentet që duhet të dërgojë për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij. DIMO Shpk ruan të drejtën të anullojë një porosi në rast se Klienti nuk paraqet dokumentet ose informacionin e kërkuar, ose në rast se konsiderohet se këto dokumente nuk janë të përshtatshme.
6.4 Porosia e Klientit mund të anullohet nga DIMO Shpk për çdo arsye, veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë. DIMO Shpk informon Klientin përkatësisht.
7. KRYERJA E PAGESËS
7.1 Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga Klienti në momentin e dorezimit të porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit www.dimo.al
7.2 Klienti duhet të kryejë pagesën cash në momentin e marjes në dorëzim të porosisë